×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot ka filluar vjeshta meteorologjike

    Insajderi
    01 September 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot nis stina e vjeshtës meteorologjike.

    Besim Aliu nga ky institucion ka njoftuar se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në elementet dhe dukuritë meteorologjike, derisa ka shtuar se vera e sivjetme ishte e shumë e nxehtë.

    “Kjo verë e cila po numëron edhe 23 ditë ishte shumë e nxehtë, me shumë ditë me temperatura rekorde, me periudha të gjata kohore, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e amplitudave termike mujore”, ka shkruar Aliu.

    Zyrtari i IHMK-së ka shtuar se Kosova nuk qëndron keq me reshje mesatare, derisa ka theksuar “se po vërehen disa anomali në shtrirjen e tyre në aspektin hapësinor”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark