×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot në veri mbahet protestë e organizuar nga Lista Serbe, kanë tri kërkesa

    Insajderi
    06 November 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në veri të Mitrovicës do të mbahet një protestë e organizuar nga Lista Serbe, e cila është planifikuar të mbahet nga ora 12:00.

    Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Famir Sheholli, tha se në protestë pritet të paraqiten tri kërkesa.

    “Tash nesër (sot) është një protestë masive në veri. Ata do t’i kenë tri kërkesa; Kërkesa për të anuluar vendimin për targa, kërkesa për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kërkojnë që një marrëveshje që e quajnë atë të Brukselit për vendosjen e një komandanti serb në veri, me miratimin e katër komunave serbe”, deklaroi Sheholli për klankosova.

    Lista Serbe dje tha se ka vendosur të dalë nga institucionet e Kosovës, por, ende nuk e kanë bërë zyrtarisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark