×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sot Procesi i Berlinit, Kosova pritet të nënshkruaj tri marrëveshje

    Insajderi
    03 November 2022 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Gjermani do të nisin takimet në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Në këtë ngjarje, Kosova pret të nënshkruhen tri marrëveshje.

    Në organizim do të marrë pjesë kryeministri, Albin Kurti. Por, nuk do të marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ngjarja nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve.

    Në kuadër të këtij procesi, nga ekzekutivi kosovar kanë thënë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e ujdive për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për KosovaPress se pas hyrjes në fuqi të këtyre marrëveshjeve, fillon edhe konkretisht zbatimi i tregut të përbashkët rajonal, i cili do të bëjë heqjen graduale të kufizimeve dhe barrierave mes mbi 17 milionë banorëve të Ballkanit Perëndimor.

    Dinamizmin e Procesit të Berlinit e mbështesin edhe opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark