×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sot reduktime të ujit në Prishtinë, kjo është arsyeja

    Insajderi
    18 June 2023 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    KRU Prishtina ka paralajmëruar se sonte do të ketë reduktime të ujit në Prishtinë si pasojë të turbullirave të ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

    KRU Prishtina ka bërë të ditur se Impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike për të trajtuar ujin për pije, ndërsa si pasojë reduktime të ujit të pijshëm do të vazhdojë të ketë Fushë-Kosova sot nga ora 10:00 deri në orën 17:00 e më pas nga ora 23:00 deri në 04:30.

    Po ashtu mungesë uji do të kenë edhe konsumatorët në Kodër të Trimave dhe Mirditë, nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

    Ndërsa është paralajmëruar se reduktime do të ketë sonte edhe nëpër zona tjera të Prishtinës, me përjashtim të objekteve me rëndësi të veçantë si QKUK-ja, Policia e Kosovës e objektet qeveritar.e

    “Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike ditët e fundit, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit. Turbullira është prezente edhe në Liqenin e Ujmanit, si dhe në Liqenin e vogël, para kanalit të Iber Lepencit. Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 17:00. Pastaj nga 23:00 deri në 04:30. Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës. Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00. Gjatë natës së sotme me reduktim do të jetë edhe Prishtina, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë si QKUK, Policia e Kosovës dhe objektet Qeveritare”, thuhet nga KRU Prishtina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark