×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    SPAK kërkon “arrest shtëpie” për Sali Berishën, shkresë Kuvendit për autorizim

    Insajderi
    12 December 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për të caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

    Kjo pasi Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe sipas ligjit duhet autorizm nga Parlamenti për t’i hequr imunitetin. Shkresa e SPAK për autorizim është dorëzuar pranë Kuvendit.

    Sali Berisha është aktualisht me masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.

    Sali Berisha ka refuzuar që të njohë vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe nuk është paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore për të vlerësuar masën detyrim paraqitje.

    Për këtë arsye, SPAK ka kërkuar që të ndryshojë masën e sigurisë në “arrest shtëpie”. Kjo do të duhet të autorizohet nga Parlamenti, për shkak se konsiderohet masë shtrënguese.

    Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën është nën hetim dhe në masë sigurie arrest shtëpie dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark