×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Specialja publikon emrat e mbi 70 personave që po pretendohet se u vranë e u zhdukën gjatë luftës në Kosovë (Dokument)

    Insajderi
    01 March 2023 - 11:21

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një version të emrave të viktimave të pretenduara që sipas tyre pretendohen të jenë eliminuar nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prapa këtyre veprimeve kriminale, Specialja po pretendon se po qëndrojnë ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

    Bazuar në listat e publikuara janë mbi 70 emra të personave që po pretendohet se janë vrarë. Në mesin e tyre përveç serbë edhe shqiptarë, shkruan Insajderi.

    Në Komunën e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha. Tutje, përmendet edhe Ajet Gashi.

    Në Komunën e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Dragoljub Tanaskoviq, Zivota Todoroviq, Dragan Vuçetiviq.

    Kurse, në Komunën e Podujevës si viktimë përmendet Osman Sinani, derisa në Komunën e Rahovecit përmendet Cvetko Pleviq, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi. Në Suharekë, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

    Më poshtë gjeni edhe emrat e disa viktimave:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark