Bayern Munich ka fituar dramën ndaj Manchester United, në kuadër të xhiros së parë në Champions League.
Edhe pse para ndeshjes u mendua për një debakël nga gjigantët gjerman, Manchester United nuk tregoi infroiritet, duke shënuar tre gola në “Allianz Arena”.
Leroy Sane në minutën e 28-të dhe Serge Gnabry shënuan për epërsinë 2:0 të gjermanëve në pjesën e parë.
Rasmus Hojlund katër minuta pasi nisi pjesa e dytë ngushtoi epërsinë, por Harry Kane ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 53-të, për 3:1.
Për ta bërë ndeshjen edhe më dramatike, Casemiro u shfaq në skenë me golin e minutës së 88-të për 3:2.
Por Mathys Tel shënoi për 4:2 në minutën e dytë të shtesës, për ta bërë thuajse të kryer çështjen e fituesit.
Casemiro realizoi edhe një gol tjetër dy minuta më pas, për rezultatin final, 4:3.