Presidenti i Trepçës’89, Abedin Zeka ka folur për Gazetën Insajderi pas debatit me Faruk Statovci në studion e emisionit “Kampionët” në Kanal10.
Sikurse Faruk Statovci, edhe Zeka mohoi të ketë pasur përleshje apo konflikt pas emisionit.
Sipas tij, ka pasur vetëm debat me fjalë.
“Nuk ka pas kurrfarë përleshje, as konflikt. Përveç debatit me fjalë” – tha fillimisht Zeka.
Ai komentoi edhe raportet me z. Statovci, duke bërë të ditur se ata kanë ndenjur edhe në kafe bashk.
“E kam pas edhe një qeso fjalimi në emision në Dukagjin. Jemi taku edhe dy ose tre herë kur kemi pas lojë miqësore. Kemi ndejt në të njëjtën tavolinë. Nuk e di pse tha që e kemi kry në Mitrovicë”.
Zeka tutje shtoi se kishte shkuar në emision duke menduar se është Ministri Çeku në studio.
“Unë kam mendu që ka me qenë ministri aty edhe kesh me shpjegu që s’ka iniciativë që jemi kundër federatës” – tha ai.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me trajnerin Statovci, i cili tha se ishte sharë rëndë nga Zeka.
Edhe lidhur me këtë çështje foli i pari i Trepçës, i cili tha se ofendimin Statovcit ia ka kthyer me ofendim.
“Nuk e di qysh e merr ai sharjen. Ai më ofendoi mu edhe unë atë” – përfundoi ai.
Ndryshe, moslicencimi i FFK-së ishte tema e diskutimit në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.