×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Statusi i Kosovës “në komë” është problem i tërë Atlantikut, thotë Edward Joseph

    Insajderi
    15 March 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova nuk është më thjesht një problem rajonal, statusi i saj në limbo (në komë) është problem anembanë Atlantikut, vlerëson profesori amerikan në John Hopkins University, Edward Joseph, shkruan Insajderi.

    Planin frankogjerman, profesori Joseph ndonëse thotë se e çmon, megjithatë e vlerëson si të bazuar “në një krisje brenda Bashkimit Evropian”.

    Edward Joseph pati shumëçka për të thënë në lidhje me 4 shtetet mosnjohëse të NATO-s dhe 5 të BE-së. “Kjo do të thotë që narrativa e Putinit është e gjallë. Duke afirmuar pozicionin e Serbisë, ata afirmojnë qasjen Putin, qasjen serbo-ruse, e cila është forcë e zhveshur”, tha ai.

    “Këto pesë vende duke mos e njohur Kosovën, e cila është rezultat i intervenimit të NATO-s, ndonëse edhe vetë kanë marrë pjesë, efektivisht po thonë atë që thotë Putini, se NATO-ja ka qenë agresorja. Efektivisht po thonë se Perëndimi ka qenë agresori”, ka thënë ai në një intervistë për Florent Marciacq, bashkëdrejtor i Observatorit Ballkanik të Fondacionit Jean-Jaurès”.

    “Plani frankogjerman është i bazuar në një themel të krisur, në një krisje brenda BE’së. Fakti se këto 4-5 shtete të BE’së dhe NATO’s, nuk e njohimn Kosovën. Kjo e pengon diplomacinë. Sepse, jo vetëm që bllokojnë Kosovën, por afirmojnë pozicionin e Serbisë”.

    “Kjo është kaq e dëmshme dhe tejet fitimprurëse për Vladimir Putinin. Këto 4 vende bllokojnë Kosovës, shtegun e saj drejt NATO’s, as që mund të aplikojnë për në NATO. Pse e afirmojnë pozicionin serb?”, shtoi mes tjerash ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark