×
  • Sport
  • Sport

    Steven Gerrard pranë rikthimit!?

    Insajderi
    03 June 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Steven Gerrard është pranë rikthimit në stol. Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, qëndron pushim prej tetorit të vitit të kaluar. Kur përfundoi bashkëpunimi mes tij dhe Aston Villa.

    Sezonin e ri dëshiron të jetë sërish në stol, dhe skuadra e radhës pritet të jetë Leeds United. Drejtuesit e klubit anglez cilësojnë Gerrard si personin e duhur për të rikthyer skuadrën në Premier League.

    Leedsi zhvilloi një sezon negativ, duke rënë në Championship.

    Ndërkohë që tifozët shpresojnë që të jetë vetëm një vit “transit” në divizionin e dytë dhe skuadra e tyre e zemrës të rikthehet mes më të mirëve në ishull.

    Vetë Gerrard e intrigon shumë kjo sfidë dhe shtypi anglez shkruan se marrëveshja e emërimit të tij si trajneri i ri i Leedsit, është afër.

    Gjithsesi, pronarët e klubit po studiojnë edhe alternativa të tjera, për të mos mbetur pa zgjidhje nëse nuk arrihet akordi me ish-mesfushorin e madh anglez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark