×
  • Sport
  • Sport

    Steven Gerrard reagon, pas lajmit se ai e donte transferimin e Mason Greenwood nga Man. Utd

    Insajderi
    23 August 2023 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse akuzat u tërhoqën në fillim të vitit, Manchester United, për shkak të presionit, njoftoi se Mason Greenwood do të mbetet nën kontratë, por nuk do të qëndrojë me ekipin.  Konkretisht, futbollisti anglez është i detyruar të kërkojë një ekip tjetër.

    Sakaq, në shtypin ndërkombëtar qarkulloi lajmi se futbollisti kërkohej nga Steven Gerrard te Al-Ettifaq, skuadra saudite që futbollisti legjendar i Liverpoolit mori në krye këtë verë.

    Megjithatë, trajneri britanik e ka mohuar me forcë këtë thashethem, me një postim në rrjetet sociale. Ai ndau një imazh të artikullit, duke folur për interesin e Al Ettifaq për Mason Greenwood mbi të cilin ai shkroi mesazhin “Fake News”!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark