Thomas Strakosha do ta vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligën angleze, ka raportuar sot gazetari italian i The Guardian, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, portieri i kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshje me skuadrën londineze, Brentford FC.
“Është arritur marrëveshje dhe pritet të kompletohet me testet mjekësore të cilat janë në vazhdim e sipër tani”, raportoi Romano të hënën.
Strakosha përfundoi kontratën e tij me Lazion këtë verë dhe u bë lojtar i lirë që nga data 1 qershor.
Në Brentford, luan edhe futbollisti shqiptar Roy Syla.
Numri një i Kombëtares së Shqipërisë të shtunën e kaluar deklaroi ekskluzivisht për Insajderin se është duke i shqyrtuar ofertat nga PremierLiga dhe se shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen e tij.