×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët dhe këngëtarët e Skenderajt që duan ta ndryshojnë monopolin politik

    Insajderi
    13 September 2017 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skulptorë, ekonomistë, këngëtarë e studentë të ndryshëm janë bërë bashkë në një listë që e kanë quajtur Iniciativa Qytetare 41000 për të ndryshuar situatën politike në Skenderaj e mbi të gjitha mënyrën e qeverisjes.

    Ata nuk kandidojnë për kryetar të komunës por vetëm për asamblistë. Në një komunikatë për media, Iniciativa Qytetare Dyzetenjëmijë thuhet se ka lindur si përgjigje ndaj situatës politike në Komunën e Skenderajt.

    “Sot në Komunën tonë ekziston një parti e cila qe 17 vite fiton me mbi 90 përqind te votave dhe ekzistojnë disa parti që marrin pjesë në zgjedhje e që nuk kanë treguar as vullnet dhe as që kanë mundësi që ti bëjnë konkurrencë partisë në pushtet”, thuhet në këtë njoftim.

    “Në të njëjtën kohë, kemi qytetarët e Komunës së Skenderajt të cilët gjithnjë e më shumë janë të pakënaqur me qeverisjen, transparencën, llogaridhënien, përfaqësimin, arsimimin dhe nivelin e demokracisë në komunën tonë”./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark