×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët e Kosovës paralajmërojnë protestë për nesër para rektoratit

    Insajderi
    16 December 2018 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti i Studentëve do të protestojë nesër para Rektoratit të UP-së, me ç’rast do të shprehë kërkesat për përmirësimin e kushteve për studentët dhe të kenë lirinë për t’i përfaqësuar interesat e përgjithshme të studentëve.

    “Ne dënojmë çdo ndërhyrje dhe shantazh që po bëhet përmes disa individëve. Do t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që mendojnë ta destabilizojnë Parlamentin Studentor, sepse jemi të vendosur ta mbrojmë universitetin tonë kurdo që është e nevojshme dhe çdo herë duke i mbrojtur interesat e studentëve të UP-së”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të Studentëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark