×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Studentët e Kurtit” e ndihmojnë shefin në ditë të vështira

    Insajderi
    15 February 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, organizata që dirixhohet nga pushteti “Studim, Kritikë dhe Veprim”, ka organizuar një protestë kundër Asociacionit.

    Për të realizuar suksesshëm këtë protestë, janë aranzhuar edhe autobusë falas në nëntë komuna të Kosovës.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njihet si opozitari më i zëshëm që kundërshtoi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Presioni për të zbatuar marrëveshjen për Asociacionin është rritur tash që Kurti është në pushtet. Ai ka deklaruar se nuk do zbatojë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

    Po ashtu, Kurti ka potencuar se i ka vënë ndërkombëtarëve gjashtë kushte për Asociacionin.

    Se kryeministrit Kurti i është dhënë afat për Asociacion u raportua edhe vikendin e kaluar.

    Protesta kundër Asociacionit u organizuan edhe dy javë më parë nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Sadri Ramabaja.

    Si pasti në pushtet, Vetëvendosje mohoi se qëndrojnë prapa këtyre protestave. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark