×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rezistenca e fshehtë e Vetëvendosjes kundër Asociacionit – A do të shpërthej sot uragani popullor?

    Insajderi
    15 February 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kundërshtuar ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje që nga nënshkrimi i marrëveshjes së vitit 2013. Presion për zbatimin e kësaj marrëveshje nga bashkësia ndërkombëtare është shtuar tash kur Vetëvendosje udhëheq me pushtetin. Në shenjë rezistence, Vetëvendosje ka nisur organizimin e disa protestave por që nuk po e pranon publikisht se qëndron prapa tyre.

    Në 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, organizata “Studim, Kritikë dhe Veprim”, ka organizuar një protestë kundër Asociacionit.

    Për të realizuar suksesshëm këtë protestë, janë aranzhuar edhe autobusë falas në nëntë komuna të Kosovës.

    Se kjo organizatë është e dirixhuar nga pushteti e thotë edhe aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti.

    Për Insajderin, Ahmeti ka theksuar se VV por e përdorë SKV-në për organizimin e kësaj proteste.

    “Nëse Kurti është kundër Asociacionit këtë mund ta zhbëjë në Kuvend ku e ka shumicën parlamentare. Mund edhe ta refuzojë në Bruksel ashtu sikursë e këshillonte dikur Thaçin dhe Mustafën”, ka thënë Ahmeti.

    Protestë kundër Asociacionit u organizua edhe dy javë më parë. Organizator ishte, Sadri Ramabaja anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Duke e quajtur Asociacionin “instrument të Beogradit”, Ramabaja deklaroi se qytetaria është garancion se kjo marrëveshje nuk kalon.

    Protesta ishte e zbehtë. Gjithçka që mbahet mend janë disa pankarta të shkruara keq dhe fjalë e bërtima të disa qytetarëve që pothuajse nuk u kuptuan fare.

    Një numër i vogël qytetarësh kundërshtuan Asociacionin me bërtima e pankarata të shkruara keq.

    Ndonëse pati një numër të vogël protestuesish, kjo nuk ia lëkundi besimin Ramabajës. Këtë protestë ai e quajti “Shpërthim i uraganit popullor”. Pas përfundimit të saj, Lëvizja Vetëvendosje u distancua publikisht, duke theksuar se nuk qëndron prapa protestës. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark