×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Studentët po lëvizin në salla të ndryshme”, parlamenti studentor me aksion simbolik para rektoratit

    Insajderi
    23 January 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parlamenti Studentor ka mbajtur një aksion para Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”.

    Ata kanë kërkuar nga Rektorati që të ju përgjigjen kërkesave të tyre për kushte më të mira për studentët.

    Përfaqësuesi i Parlamenti Studentor, Qlirim Hoti, ka thënë se me këtë aksion simbolik po shpresin pakënqaësitë për gjendje në fakultete.

    “Ky aksion ka të bëj me pa kënaqësitë tona rreth përgjigjeve të rektoratit ndaj ankesave tona. Nisur nga gjendja jo e mirë e bibliotekave nëpër Fakultete të ndryshme, me theks të veçantë atë të Mjekësisë u tha se nuk janë në gjendje të duhur për të mësuar aty. Dyshimet në konkurse për parregullsi, e problemet tjera, në këtë vit me liberalizimin e vizave shtojnë rrezikun që të ketë me pak studentë”, është shprehur ai.

    Hoti ka theksuar se në Fakultetin e Bujqësisë studentët janë në kushtë të këqija.

    “Detyrohen vazhdimisht të lëvizin nëpër salla të ndryshme, po ashtu edhe pranimi i një asistenti i cili është i vitit 1987, i kalon kriteret për pozitën e asistentit, e që i bie që ka shkelur nenet e statusit të UP-së, e po ashtu në fakultetin e ekonomikut kanë emëruar një jurist, çka mund të thuhet më shumë”, ka theksuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark