×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Studimi: Alkooli s’i bën njerëzit të duken më tërheqës, por ju jep më shumë vetëbesim

    Insajderi
    31 August 2023 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur doni t’i afroheni dikujt që ju pëlqen në një bar, është alkooli e jo “syzet e birrës” ai që mund të ju japin kurajë, thonë studiuesit.

    Një studim i ri thotë se pirja e alkoolit i bën njerëzit më të prirur t’i afrohen dikujt që tashmë i duket tërheqës, por nuk i bën të tjerët të duken më tërheqës, raporton “The Independent”.

    Disa njerëz argumentojnë se dehja i bën të tjerët të duken më të bukur, por sipas studiuesve, kjo nuk është studiuar në mënyrë sistematike.

    Studimi, i udhëhequr nga Molly Bowdring nga i Qendra Kërkimore e Parandalimit të Stanfordit, Universiteti Stanford, në ShBA (i lidhur me Universitetin e Pitsburgut në kohën e këtij studimi) dhe këshilltari i saj, Michael Sayette, përfshiu 18 meshkuj në të njëzetat. Ata u sollën në laborator për të vlerësuar atraktivitetin e njerëzve që panë në foto dhe video.

    Atyre iu tha gjithashtu se mund t’u jepet mundësia të komunikojnë me një nga ata njerëz në eksperimentin e ardhshëm. Pasi u dhanë vlerësimet, nga ata u kërkua të zgjidhnin se me kë dëshironin ata të dilnin.

    Eksperimenti vazhdoi duke bërë që meshkujt të marrin pije alkoolike në një rast, kurse në rastin tjetër pije joalkoolike.

    Studiuesit thanë se nuk gjetën prova të ‘syzeve të birrës’ – nëse burrat ishin apo jo të dehur nuk kishte asnjë efekt në pamjen e bukur që ata i gjenin te të tjerët.

    Studiuesit thanë se alkooli mund të mos e ndryshojë perceptimin por më shumë e rrit vetëbesimin në ndërveprime, duke u dhënë meshkujve guxim të lëngshëm për të dëshiruar t’i takojnë ata që i konsiderojnë më së shumti tërheqës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark