×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Suedia fiton ‘Eurovision 2023’

    Insajderi
    14 May 2023 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fituese e Eurovision 2023 u shpall Loreen nga Suedia me këngën “Tatto”.

    Ngjarja e cila sivjet u mbajt në Liverpool të Anglisë, mirëpriti në finale plot 26 shtete (pesë prej të cilave u kualifikuan automatikisht, 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale si dhe vendi fitues i vitit të kaluar, Ukraina).

    Foto: YouTube

    Ata morën pikë të shumta nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, por rezultati kaloi në epërsi edhe me votat e publikut, ku gjithsej grumbulloi 583 pikë.

    Në vend të dytë u rendit Finlanda me gjithsej 526 pikë e në vend të tretë Izraeli me 362 pikë.

    Vendi i katërt i takoi Italisë me 350 pikë si dhe në vend të pestë u rendit Norvegjia me 268 pikë.

    Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Albina dhe familja Kelmendi u rendit në vend të 22-të me gjithsej 76 pikë.

    Loreen duhet theksuar që është rikthyer në Eurovision pas 11 viteve.

    Ajo ka qenë fituese e këtij konkursi në 2012 me “Euphoria”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark