×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulm me thikë – Vriten katër perona në Nju Jork

    Insajderi
    03 December 2023 - 18:25

    Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, dhe tre të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me thikë në Kuins të Nju Jorkut.

    Policia i ka gjetur viktimat në një shtëpi, së cilës i është vënë flaka.

    Burri i dyshuar i ka therur dy zyrtarë policorë, para se të qëllohej me armë zjarri nga njëri prej zyrtarëve të plagosur.

    I dyshuari është dërguar në spital, ku është konfirmuar si i vdekur.

    Në një konferencë për media nga spitali, policia e ka konfirmuar se ka pranuar një thirrje dhe “një grua e re ka thënë se kushëriri i tij është duke i vrarë anëtarët e familjes”.

    Dy zyrtarë policisë kanë arritur në zonë dhe e kanë parë një burrë duke ecur me valixhe.

    Kur zyrtarët kanë tentuar të flasin me të, ai e ka nxjerrë një thikë dhe e ka therur një zyrtar në qafë dhe gjoks, dhe të dytin në kokë.

    Njëri prej policëve, më pas, ka arritur të nxjerrë armën dhe ta qëllojë të dyshuarin.

    Kur kanë arritur përforcimet në atë zonë, ata e kanë gjetur një 11-vjeçare në prag të shtëpisë.

    Ajo është dërguar në spital, mirëpo më vonë ka vdekur prej plagëve.

    Shërbimet e emergjencës, më pas, i kanë gjetur edhe tre trupa të vdekur në shtëpi: një 12-vjeçar, një 44-vjeçare dhe një burrë në të 30-at.

    Një grua 61-vjeçare është dërguar në spital me shumë plagë të thikës.

    Policia beson se të gjitha viktimat kanë vdekur prej sulmeve me thikë.

    Policia e Nju Jorkut e ka identifikuar të dyshuarin si Courtney Gordon, 39-vjeçar, i cili është arrestuar më parë për dhunë familjare në Bronks.

    Ai ka qenë duke i vizituar disa anëtarë të familjes në Kuins, në kohën e sulmit./REL

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark