×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmi me armë në një fakultet të Pragës, bëhet i ditur bilanci i viktimave

    Insajderi
    21 December 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë në Fakultetin e Filozofisë në Pragë. I vdekur ka mbetur edhe personi që hapi zjarr, pasi u neutralizua nga policia.

    Autoritetet në vend bëjnë të ditur se nëntë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, kurse disa të tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Në total, numri i të plagosurve dyshohet të jetë 25, por shifrat pritet të ndryshojnë. 

    Sipas asaj që ministri i Brendshëm i vendit, Vít Rakušan, bëri të ditur, autori hapi zjarr të paktën 20 herë. Forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa sheshi Jan Palach dhe zona përreth është tërësisht e mbyllur.

    Ndërkohë, një student që ndodhej në ndërtesë kur ndodhi sulmi, tregoi për CNN Prima NEWS dhe të shtënat ndodhën në katin e tretë dhe të katërt të godinës.

    Nuk dihen ende motivet e sulmit apo identiteti i autorit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark