×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi ndaj drejtorit Karaça, reagon Bordi i “Trepçës”

    Insajderi
    11 November 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bahri Karaçës, ushtrues i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg ishte rrahur të enjten në vendin e punës.

    Bordi i “Trepçës” ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, lidhur me këtë rast, ku kanë dënuar “ashpër” sulmin fizik ndaj Karaçës dhe thanë se mirëpresin ndërmarrjen e masave të shpejta nga organet e rendit për këtë veprim.

    Në takim u tha se sjelle të tilla nuk përkojnë me punëtorin dhe vlerat e Trepçës, “vizionin e misionin që në aspirojmë t’i ndërtojmë në ndërmarrjen Trepça Sh.A, e aq më pak kur sjelljet e tilla kryhen në vendet e punës”.

    Sipas tyre, siguria dhe mirëqenia e punonjësve të “Trepçës” janë prioritet kryesor.

    “Ne qëndrojmë të bashkuar kundër çdo forme dhune apo dëmi që u shkaktohet punonjësve tonë dhe ju sigurojmë që jemi shumë të përkushtuar të punojmë me zell për të eliminuar akte të tilla nga vendi ynë i punës dhe për të nxitur një mjedis që mbështet parimet e respektit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit”, u tha nga Bordi i “Trepçës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark