×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi ndaj dy mjekëve në Ferizaj reagon ashpër nënkryetari i Sindikatës ndaj SHSKUK-së

    Insajderi
    19 October 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy mjekë kujdestarë në Emergjencën e Ferizajt janë sulmuar fizikisht nga një 34 vjeçar i cili ka qenë në gjendje të dehur, kështu njoftoi policia përmes raportit 24 orësh, pas kësaj ka reaguar nënkryetari i Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku, shkruan Gazeta Insajderi.

    Duraku ka akuzuar në mënyrë të tërthorët SHSKUK për përkrahje të sulmit, meqë deri tani nuk ka lëshuar asnjë reagim.

    “A po i përkrah sulmet fizike ndaj punëtorëve shëndetësor SHSKUK me mosreagimin e saj!?”, ka shkruar ai.

    Sipas nënkryetarit SHSKUK, kësaj radhe se ka ndërmend as t’a dënojë sulmin siç thotë ai sa për sy e faqe siç rëndom bën.

    “Duke shprehur keqardhje të sinqertë për sulmin fizik ndaj dy mjekëve në Ferizaj, duket se SHSKUK as kësaj radhe nuk e ka në plan që sulmet e punonjësve të saj t’i dënoj, qoftë sa për syfaqësi si zakonisht”, deklaroi ai.

    “Mirëpo, në këtë rast për SHSKUK është “thikë me dy teha” pasi edhe nëse do reagonin do ishte pranim i hapur i tendencave për shtypje dhe nënshtrim ndaj infermierëve, pasi po hyjmë në javën e dytë që u sulmua infermieri i Klinikës së Onkologjisë, ndërsa nuk u dënua ky veprim”,

    Ky sulm i djeshëm edhe ndaj mjekëve është rezultat i mosveprimit edhe pas paralajmërimit të Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së që mosreagimi ndaj akteve të tilla qyqare krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen, duke krijiar mëtej pasiguri në punë për profesionistë shëndetësor“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark