×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmi në një qendër tregtare në Australi/ Ndërron jetë nëna që u përpoq të shpëtonte foshnjën nga agresori

    Insajderi
    13 April 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë persona që ndodheshin mesditën e së shtunës në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në lindje të Sidnej për të të kaluar kohë ose për të bërë pazar, humbën jetën nga sulmi me thikë nga një 40-vjeçar.

    Autori më pas u vra nga policia.

    Policia dhe shërbimet spitalore konfirmuan se viktimat janë pesë gra dhe një burrë, ndërsa mes tyre është edhe një nënë 38-vjeçare, e cila u gjet e plagosur bashkë me foshnjën e saj 9 muajshe.

    Si gruaja ashtu edhe foshnja u goditën me thikë nga 40-vjeçari, por ajo arriti t’i jepte foshnjën dy burrave që nxituan për ta ndihmuar.

    38-vjeçarja u dërgua në Spitalin St Vincent, por nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra ndërsa foshnja iu nënshtrua një operacioni në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    Ky është sulmi më i rëndë në Sidnej që nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Quakers Hill në vitin 2011, në të cilin vdiqën 11 persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark