×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmi në një shkollë në Finlandë, humb jetën një nga fëmijët e plagosur

    Insajderi
    02 April 2024 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shkollë në Finlandë. Është ky bilanci pas sulmit me armë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

    12 vjeçari u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra.

    Autori, një 12 vjeçar është arrestuar. Sipas informacioneve, të shtënat u raportuan në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa në veri të kryeqytetit Helsinki.

    Policia tha se ata mbërritën në shkollë brenda nëntë minutash.

    Policia nuk ka dhënë informacione mbi motivet që cuan 12 vjecarin që të kryente aktin e rëndë. Policia kishte paralajmëruar qytetarët që të qëndronin në shtëpitë e tyre në momentin e sulmit. Shkolla Viertola ka 800 nxënës nga mosha 7 deri në 15 vjec dhe 90 persona staf.

    Sulmi i kësaj të marte vjen pasi nxënësit dhe mësuesit sapi ishin kthyer nga pushimet e tyre të pashkëve.

    Vanta është qyteti i katërt më i madh i Finlandës me rreth 240 mijë banorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark