×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmi seksual ndaj aplinistes Mrika Nikqi, gjykata merr këtë vendim

    Insajderi
    31 October 2022 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të prokurorisë, ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Flori Beqirajt, i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

    “Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, ju njoftoj se Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë ka vazhduar masën e paraburgimit deri me datë 29.11.2022”, deklaroi Zhuti.

    Aplinistja Nikqi e kishte denoncuar vetë sulmin seksual ndaj saj, teksa pamjet i ka shpërndarë edhe në Facebook.

    “Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, njoftonte ajo.

    Edhe babai i alpinistes Mrika Nikçi, Arianit Nikçi ishte deklaruar pas videos që e kishte publikuar vajza e saj në të cilën shihej duke u sulmuar seksualisht nga një person.

    “Kuptohet që jam ndje shumë i shqetësum por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët”, deklaronte Nikçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark