×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmohet fizikisht infermieri në QKMF-në e Podujevës

    Insajderi
    13 April 2024 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Podujevës, njoftoj se mbrëmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, është sulmuar fizikisht një infermierë.

    Sipas njoftimit një person kishte fyer e kanosur një infermiere dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një infermieri tjetër.

    “Si staf menaxhues në emër të QKMF-së shprehim indinjatë dhe dënojmë ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor. Mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipa emergjente ishte në detyrë duke kryer si gjithmonë me përgjegjësi të lartë shërbimin ndaj qytetarëve person i pa përgjegjshëm pengon mbarvajtjen e punës duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa eskalon edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipës”, thuhet në reagim.

    Tutje thuhet se sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme.

    “Rasti është paraqitur menjëherë në polici dhe presim që organet kompetente policia dhe prokuroria ta trajtojnë me seriozitet lëndën dhe të merren masa adekuate konform dispozitave ligjore.Bazuar në të dhënat e stafit jemi detyruar që për shkak të shqetësimeve dhe sigurisë kemi liruar në shtëpi infermierin dhe infermieren ku të njëjtëve u dëshirojmë shërim dhe kthim të shpejtë në vend të punës,profesionin dhe misionin e shenjtë në shërbim të shëndetit të qytetarëve”, thuhet në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark