×
  • Showbiz
  • Show

    Sulmohet fizikisht ish e dashura e Don Xhonit në një reality show (VIDEO)

    Insajderi
    10 October 2022 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja Ruse, Ariana Lirey e njohur si Ariana Kim në skenë është sulmuar nga një pjesëmarrës tjetër në spektaklin “Reality Dom”. Modelja ruse kishte shkruar në rrjetet sociale për këtë rast, e ku shumica e mediave shqiptare kishin menduar se ajo ia dedikon këtë status Don Xhonit. Por, duket se modelja fjalën e ka pasur pikërisht në personin që e sulmoi atë brenda shtëpisë

    Sulmin në ish të dashurën e Don Xhon ndodhi më 14 shtator të këtij viti. Modelja ishte e shtrirë në shtratë kur për një moment, konkurrenti tjetër në shtëpi që si duket kishte filluar një lidhje me modelen e sulmon atë.

    Mediat ruse njoftuan se Ariana Kim ishte sulmuar nga konkurrenti Artem Grant. Ajo më urgjencë është shtruar në spital, teksa raportohet se Artem kishte bërë më parë një operacion në zemër.

    Pavarësisht kësaj, Ariana nuk ka treguar dhembshuri për Artyom dhe beson se pas sulmit ai duhet të dëbohet nga shtëpia dhe reality show.

    Pjesëmarrës në shtëpi kanë pasur mendime të ndryshme për dy konkurrentët e tjerë.

    “Ekipi u nda në dy pjesë: dikush beson se Ariana nuk po vepron në mënyrë njerëzore ndaj Artemit. Dikush mendon se Artem është fajtor për të gjitha problemet e tij”, thuhet në faqe zyrtare të këtij emisioni rusë.

    Pas kësaj modelja kishte bërë një postim në Instagram, e ku mediat shqiptare e kishin marrë si një postim që ka të bëjë me ndarjen e ish modeles nga reperi kosovar, Don Xhon.

    “Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është bërë diçka normale? Ai më sulmoi sot”, kishte shkruar ajo në postimin e saj që i drejtohej Artemit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark