×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmohet fizikisht një person në QKUK

    Insajderi
    18 October 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:20, në QKUK-Prishtinë.

    Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

    Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark