×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet nga persona të maskuar ekipi i Klan Kosovës, lëndohet gazetarja dhe shoferi

    Insajderi
    26 December 2022 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është sulmuar me gurë vetura me të cilin po udhëtonte ekipi i televizionit Klan Kosova drejt Zubin Potokut.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupç.

    Si pasojë e kësaj janë lënduar gazetarja dhe shoferi.

    Në momentin e sulmit brenda veturës ishin: gazetarët Qëndresa Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani.

    Personat që e kryen sulmin ishin të maskuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark