×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmohet për herë të dytë xhamija në Iran

    Insajderi
    14 August 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një faltore e shenjtë në qytetin jugor të Iranit, Shiraz, është goditur nga një sulm i dytë vdekjeprurës në më pak se një vit.

    Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur agresori hyn në vendin e shenjtë edhe hap zjarr.

    Sulmuesi, i cili u arrestua në vendngjarje, vrau një besimtar dhe plagosi shtatë persona përfshirë dy punëtorë dhe dy pelegrinë.

    Videot në internet treguan njerëz që vraponin nga paniku dhe disa të tjerë të cilët mbyllën dyqanet nga frika e sulmeve të tjera.

    Faltorja, e vendosur në provincën e Fars është një nga më të rëndësishmet në Iran.

    Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se sulmi ishte kryer nga terroristët.

    Ne kete xhami në 26 Tetor 2022 humbën jetën 13 persona dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur.

    Sulmet në vendet e shenja vijnë pasi Irani u trondit nga protestat mbarëkombëtare që filluan në Shtator 2022 pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua pasi theu kodin e veshjes

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark