×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulmoi seksualisht të miturën, gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit

    Insajderi
    12 July 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit M.H. për shkak të veprës penale “Sulm seksual”.

    I akuzuari M.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve.

    Ky dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 27.07.2022 e deri më datë 10.05.2023. Të akuzuarit M.H i ndërpritet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë”, thuhet në komunikatën për media.

    Kurse, e dëmtuara e mitur me përfaqësuesin ligjor, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest civil.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark