Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Në kuadër të javës së 33-të, pasditja e sotme sjell tri sfida tejet “joshëse”, shkruan Insajderi.
Padyshim, vëmendja kryesore do të jetë te derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.
Si Gjilani ashtu edhe Drita deri në fund të edicionit duan epitetin e nënkampionit, andaj synojnë vetëm fitore sot.
Në dy ndeshjet tjera, Dukagjini është nikoqir i Ulpianës, teksa Prishtina e pret Feronikelin në “Fadil Vokrri”.
Të tria ndeshjet nisin nga ora 15:00.