×
Insajderi / Insajderi

“Superpuna” thotë se deri tash janë regjistruar 7 mijë biznese

Insajderi
15 July 2023 - 12:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Superpuna”, platformë e krijuar nga Qeveria për punësimin e të rinjve, ka njoftuar se tashmë ka të regjistruar 7 mijë biznese.

Nga kjo platformë, kanë ftuar bizneset që duan të angazhojnë fuqi të re punëtore dhe të përfitojnë nga subvencioni i Qeverisë, që të regjistrohen.

“Nëse jeni biznes 🏢 dhe dëshironi të angazhoni fuqi të re punëtore 👨‍💼🧑‍🔧, e në të njejtën kohë të përfitoni nga subvencioni i Qeverisë 🤝, atëherë regjistrohuni në superpuna:  https://superpuna.rks-gov.net”, thuhet në postimin, që është shpërndarë edhe nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, për të lehtësuar qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmë ndaj bizneseve në angazhimin e punëtorëve të rinj.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark