×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla deklarohet pas suspendimit të Gjuriqit

    Insajderi
    03 November 2022 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është suspenduar Drejtorit Rajonal i Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq, pasi i njëjti dyshohet se ka refuzuar të bëjë shqiptimimin e qortimeve ndaj qytetarëve serb për targat.

    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka komentuar këtë duke thënë se refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cenim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

    “Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoratit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    “Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cenon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”, ka shtuar ai.

    Sot, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, Nenad Gjuriq për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

    Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së.

    Pas këtij vendimi, Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’u bëjë thirrje të gjithë serbëve që të largohen nga institucionet e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark