×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Kosovë

    Syla ka disa pyetje për FFK’në: Pse s’po jep askush përgjegjësi për dështimin e Kosovës në Euro2020

    Insajderi
    13 June 2021 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla, ka kritikuar Federatën e Kosovës të Futbollit, pasi sipas tij askush nuk ka dhënë përgjegjësi për dështimin e Kosovës për të u kualifikuar në Europianin 2020, shkruan Gazeta Metro.

    Syla përmes një postimi në Facebook, ka shprehur revoltën e tij ndaj FFK’së, i cili ka pyetur së përse Kosova nuk është në Euro2020.

    Gjithashtu Syla ka theksuar faktin se përkundër dështimit të Kosovës nuk ka dhënë askush përgjegjësi, ndërsa vazhdohet me trajnerin e njëjtë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

    “Tani derisa po luhet ndeshja Austri-Maqedoni e Veriut, pytja më normale do të duhej të ishte;
    Pse Kosova nuk është në Euro 2020? A do të duhej ndokush të kërkonte llogari apo të jepte përgjegjësi?
    Pse po vazhdohet me udhëhqjen dhe me trajnerin e njëjtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë?”, ka pyetur Syla.

    Tutje Syla ka thënë se sekretari i FFK’së është duke u kërcënuar nga kryetari i FFK’së, Agim Ademi, dhe mund të shkarkohet ditëve në vijim.

    Postimi i plotë:

    Tani derisa po luhet ndeshja Austri-Maqedoni e Veriut, pytja më normale do të duhej të ishte;
    Pse Kosova nuk është në Euro 2020?


    A do të duhej ndokush të kërkonte llogari apo të jepte përgjegjësi?
    Pse po vazhdohet me udhëhqjen dhe me trajnerin e njëjtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë?
    Rast historik i humbur për Kosovën.


    Çka po ndodh në FFK. Shumica e gazetarëve që ishin në Turqi me pa lojët e Kosovës e dinë qe Agim Ademi dhe Eroll Salihut kanë pas serisht konflik mes vete dhe se Agimi po e kërcnon Eroll Salihun me shkarkim. I cili pritet të ndodhë javëve në vijim.


    Përsëri shumica po heshtin përvec dy a tri mediave. Por qe, budallaku dhe poshtërsia jonë, tash e kqyrim Maqedoninë tu lujtë në televizor. Për këtë i kemi punët llugë. Se jemi edhe të ligë.

    Kqyrne tash euro 2020 prej TV’së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark