×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Sylejman Kllokoqi, kameramani i shtatë luftërave përmes të cilit bota pa krimet në Kosovë

    Insajderi
    12 April 2021 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kameramani i njohur kosovar i Associeted Press, Sylejman Kllokoqi është një ndër personat që na shkon në mendje sa herë që flitet për lufta.

    Me kamerë në dorë në shtatë luftëra, me shumë emocione e krenari rrugëtimi i tij është jo i zakonshëm të cilit kamera ju bë pjesë e pandashme e jetës edhe në momentet më të vështira.

    I ftuar së fundmi në emisionin “Sui Generis” Kllokoqi shpalosi detaje emocionuese në të cilat u has gjatë kohës derisa po xhironte.

    “Plumbat më kalonin nga koka derisa po xhiroja, po nuk kam menduar për asnjë moment ta lëshoj kamerën, ndonëse në atë kohë ishim mësuar më zhurmën  e tyre. Duke xhiruar çdo masakër dhe perosona të vdekur nëpër rrugë u adaptuam me ato pamje, por asnjëhere nuk kam menduar se do të dal i gjallë nga ato lufa”, është shprehur Kllokoqi.

    Luftat në të cilat ishte prezent kameramani i AP-së, zgjatën më shumë në krahasim me atë të Kosovës, e në këtë kohë Kllokoqi kishte folur me familjen e tij vetëm  njëherë në shtatë muaj.

    Për më shumë klikoni në emisionin e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark