×
Insajderi / Insajderi

Tё shtёna me armё nё njё aheng, arrestohen dy persona

Insajderi
11 August 2023 - 20:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për të të shtëna me armë zjarri në një aheng u janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri.

Sipas joftimit thuhet se me datё 10.08.2023, nё disa portale ishin postuar video incizime, nё tё cilat shihen dy qytetar tё cilët ishin duke shtёnё me armё zjarri nё njё aheng.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë, nё vendin e ngjarjёs janё arrestuar tё dyshuarit L.M. (1999) dhe D.O. (1994)

Ndёrsa gjatё bastisjes e cila ёshtё kryer me pëlqimin e personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar njё armё e gjatё AK-47, dy  karikatorë tё AK-47, njё armё pistoletё (me gaz) Gap cal: 9mm dhe njё karikator i sё njëjtёs armё.

“Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari i parë ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i dytë ёshtё liruar. Rasti cilësohet ‘Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve’ dhe “ përdorim i armёs apo mjeteve tё rrezikshme”, thuhet në njoftim.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark