×
  • Sport
  • Sport

    Taekwondisti Arbër Bajra, i kualifikuari i parë për Lojërat Evropiane 2023

    Insajderi
    10 March 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Taekwondisti Arbër Bajra është sportisti i parë i kualifikuar nga Kosova në Lojërat Evropiane, që prej 21 qershor deri më 1 korrik mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë.

    Konfirmimi për Bajrën ka ardhur nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Unioni Evropian i Taekwondosë.

    Bajra do të garojë në kategorinë deri në 80 kilogramë.

    Sportistët e taekwondosë kualifikohen për në LE 2023, bazuar në renditjen e Federatës Botërore të Taekwondosë, ndërsa nga një Komitet Olimpik Kombëtar kualifikohet vetëm një për kategori.

    Garat e taekwondosë në Lojërat Evropiane 2023 janë edhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Krahas taekwondosë, KOK-u pritet të përfaqësohet edhe me sporte tjera, disa prej të cilave llogariten edhe si Kampionate Evropiane dhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark