Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka mund të marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës U21, por ai në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se e ka refuzuar këtë ofertë.
“Po kam marrë një ofertë nga FFK-ja për të marr drejtimin e Kombëtares U21, por e kam refuzuar”, ka thënë Batatina.
Në vazhdim ai ka bërë një premtim të madh për skuadrën dhe tifozët e Llapit.
“Nuk e kam në plan të largohem pa e fituar titullin e Kampionit të Kosovës me Llapin, edhe nëse më jepet mundësia ta drejtoj Kombëtaren A të Kosovës, do të qëndroj tek Llapi.”, ka thënë Batatina.