×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri: Antikushtetutshmëria po bëhet standard qeverisës

    Insajderi
    26 March 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, tha se antikushtetutshmëria po bëhet standard në Kosovë.

    Në një konferencë për media të mbajtur sot, Tahiri foli rreth rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    “Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuesese rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial e vërteton se antikushtetutshmëria në këtë Qeveri është duke u bërë normë e standard qeverisës, e në të njëjtën kohë vlerësimi dhe komentimi që vjen prej anëtarëve të qeverisë tregon mospërfilljen dhe qasjen autoritare që Qeveria e ka. Është e pakuptimtë dhe njëkohësisht e patolerueshme që një Qeveri për çdo vendim të Kushtetueses të ketë qëndrime politike dhe njëkohësisht të shtynë ligje që i ka kontestuar Komisioni i Venecias, dhe instanca jopolitike, joqeveritare të nivelit vendor e ndërkombëtar, dhe ato prapë të mundohen e shtyhen në miratim. Nuk ka asgjë tjetër në synim përveç se përmes ligjeve që bëhen të kapen institucionet e pavarura, institucione që në esencë e kanë mbikëqyrjen dhe kontrollin e sistemit institucional e qeverisës në vend. Kjo logjikë duhet të ndahet, e një herë e përgjithmonë të kthehet te e drejta kushtetueses e ndarjes së pushteteve”, tha ai.

    Shefi i deputetëve të AAK-së ka kërkuar nga ekzekutivi që të ngrejë kujdesin në maksimum e të mos rrezikohen të arriturat demokratike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark