×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Cila është lidhja mes Ridvan Muharremit dhe ministres Hajdari?

    Insajderi
    21 September 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, tha se duhet të hetohet se cila ka qenë lidhja e të dyshuarit Ridvan Muharremi, me ministren e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,

    Tash ne duhet ta shohim se cili është roli i tij në rezervat shtetërore? Qysh mundet një individ i caktuar me bekim politik, si ka mundur ai njeriu të hyjë. A është faji tek Rozeta, apo tek Ridvani?”, tha Tahiri.

    Tutje, Tahiri pyeti se ku e kanë gjetur polakun.

    Pastaj ku mbeti polaku? Ku e kanë gjetur polakun? Një mashtrues, si ka mundësi të dijë për rezervat shtetërore”, theksoi ai.

    Ndryshe, në Kuvend po diskutohet për formimin e Komisionit për hetimin e keqpërdorimeve në rezervën shtetërore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark