×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri: Është e papranueshme kryeneçësia e Kurtit, ai është përgjegjës për situatën në arsim

    Insajderi
    19 September 2022 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, është përgjegjësi për situatën e krijuar në arsim, shkruan Insajderi.

    Tahiri i bëri thirrje Kurtit e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, që të gjejnë urgjentisht një zgjidhje me sindikatat të cilat tash e tri javë janë në grevë.

    “Po hyjmë në javën e katërt që mësimi në Kosovë nuk po mbahet. Janë rreth 320 mijë nxënës të cilët nuk po e vijojnë mësimin, rreth 30 mijë mësimdhënës të cilët s’po e vazhdojnë punën e tyre. Kjo është e papranueshme dhe është e papranueshme kryeneçësia e Kurtit i cili është përgjegjës direkt për këtë situatë e cila është shkaktuar në arsim”, tha Tahiri.

    Sipas tij, dëm i madh që po i shkaktohet mbi të gjitha të ardhmes së Kosovës.

    “Humbja e mijëra orëve të mësimit dhe mosshqetësimi fare i qeverisë është e paprecedentë. I bëjmë thirrje urgjente Kurtit dhe Nagavcit të ulen me sindikatat dhe të gjejnë zgjidhje”, tha më tej Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark