×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri: Marrëveshja pa njohje reciproke e me Asociacion, është dështim i interesave të Kosovës

    Insajderi
    17 March 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për të cilën nesër në Ohër do të takohën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    Sipas, Tahirit nënshkrimi i një marrëveshjeje në të cilën nuk përfshihet njohja reciproke dhe në qendër ka Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është dështim i interesave kombëtare e shtetërore.

    Një marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe (vet-menaxhim) është dështim i interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri.

    Kujtojmë, që nesër në ora 10:00, në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiq, ku temë diskutimi do të jetë Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark