×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Në vitin 2024 ngjarja me e mrekullueshme do të ishte largimi i Qeverisë

    Insajderi
    28 December 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se për vitin 2024 ngjarja më e mirë që do të mund t’i ndodhte vendit dhe qytetarëve do të ishte largimi i Qeverisë.

    Sipas Tahirit, Qeveria në pushtet e varfëroi, dobësoi dhe dëmtoi shtetin e pavarur të Kosovës.

    Tutje ai shtoi se maja e dështimeve të kësaj Qeveri është pranimi i draft-statutit për Asociacionin.

    “Për vitin 2024 ngjarja me e mrekullueshme do të ishte largimi i keqja Qeveri e cila e varfëroi, dobësoi dhe dëmtoi shtetin e pavarur të Kosovës”, tha ai.

    “Rezultati i PISA ka qenë më i ulëti ndonjëherë që Kosova e ka pasur. Kjo tregon që kjo Qeveri ka dështuar plotësohet. Çështja e dytë ka të bëjë me problemin me paga në administratën shtetërore. Mbi 7200 zyrtarë publik ballafaqohen me sistemin më të ulët të pagave në rajoni e Ballkanit Perëndimor. Kjo qeveri e ka varfëruar secilin zyrtarë publikë”.

    “Kjo çështje duhet qe të adresohet urgjent teke prokurori e shtetit. Për shkak se sot një numër i njerëz që kanë marr faturën e energjisë është i pa përballueshme. Gjithçka në Kosovë ka pasura rritje përveç pagave. Çështja e katër ka të bëjë me sigurinë, kjo Qeveri i ka shtypur krenarin e shtetit të Kosovë e cila është reflektuar me 24 shtator që policia të dal duke protestuar para Qeverisë. Çështja e pestë ka të bëjë me luftimin që kjo Qeveri ja bënë sistemit të gjyqësorit. Secili ligj që ka ardhur në vend që ka prekur reformën në drejtësi, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark