×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Policia e Kosovës duhet të ketë pagë të dinjitetshme

    Insajderi
    06 September 2023 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës duhet të ketë pagë të dinjitetshme.

    Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot në 24-vjetorin e tyre, policia do të duhej që ta merrte lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre.

    “Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor”, ka thënë Tahiri.

    Postimi i plotë:

    Fjalë shumë e mbështetje pak për Policinë e Kosovës

    Policia e Kosovës është krenaria e Kosovës – me këtë fjali do të doja të uroj 24 vjetorin secilit polic, i cili është pjesë e këtij institucioni të sigurisë.

    Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor.

    Këto janë brengat e secilit polic.

    Policëve nuk u intereson se në çfarë forme trajtohet paga e tyre. Atyre u intereson që ta marrin pagën e dinjitetshme. Po bëhen tri vjet që po jepen shumë fjalë për Policinë e Kosovës, por mbështetje shumë pak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark