×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Takim me shkrimtaren kroate Neva Lukiq

    Insajderi
    12 July 2023 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtarja kroate, Neva Lukiq, ishte sot në një takim për poezinë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, me seli në Tiranë.

    Autorja e “Endless Endings”, foli për vendin nga nisi shkrimi i kësaj vepre, e cila gërsheton poezinë me prozën. Një vepër ku rrëfehet mbi diferencimet fizike dhe sociale mes individëve që jetojnë në shoqëri të hapura, demokratike; në shoqëri ku liria politikisht nuk vihet në pikëpyetje por që kornizon individin brenda modelit të ofruar.

    Lukiq ndau me audiencën pikëpamjet e saj mbi gjuhën, poezinë, përkthimin, sfidat e të shkruarit si dhe kufizimet e demokracisë.

    Po ashtu, ajo lexoi për të ftuarit disa nga poezitë e saj të përkthyera në gjuhën angleze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark