×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Takimi i Osmanit me ambasadorin e Gjermanisë, Presidenca tregon detaje

    Insajderi
    16 December 2023 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në COP28.

    “Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit. Në këtë frymë, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

    Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit. Në këtë frymë, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend.

    Ndër të tjera, në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe u diskutuan mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark