×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Takimi me amerikanët për Asociacionin – nga presidenca shkon Vela e një këshilltar i jashtëm i Osmanit

    Insajderi
    31 January 2023 - 10:16

    Shefi i stafit Blerim Vela dhe Këshilltari i Jashtëm Bekim Sejdiu janë duke e përfaqësuar Presidencën në takimin që nisi në ambasadën amerikane në Prishtinë për të diskutuar mbi çështjen e Asociacionit.

    Ndërkohë, as kryeministri, Albin Kurti nuk do jetë pjesë e takimit, nga kabineti i tij kanë shkuar Luan Dalipi. Si dhe tre ministrat e Qeverisë, Arbërie Nagavci, Arben Vitija e Donika Gërvalla, shkruan Insajderi.

    Në takim janë duke marrë pjesë edhe ambasadorë, zyrtarë partiakë, e pjesëtarë nga shoqëria civile.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark