×
  • Sport
  • Sport

    Talenti shqiptar tranferohet te Lazio

    Insajderi
    23 August 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi i Igli Tares nga detyra e Drejtorit Sportiv të Lazios nuk do të thotë se për shqiptarët dera e klubit bardhekaltër tani do të jetë e mbyllur.

    Pasuesi i Tares, Angelo Mariono Fabiani, ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e të riut shqiptar, Flavio Sulejmani, që ishte pjesë e Perugias.

    Sulmuesi 17-vjeçar, pjesë e Shqipërisë U-19, ka firmosur kontratë 3-vjeçare. Ai konsiderohet një lojtar me shumë potencial, ndaj dhe drejtuesit e Lazios kanë ngulmuar për ta marrë që tani, edhe pse fillimisht do të luajë me 19-vjeçarët bardheklatër.

    Synimi është që pas një periudhe përshtatjeje, që mund të jetë vetëm disajavore, Sulejmani të stërvitet me ekipin e parë nën drejtimin e Sarrit.

    Te Lazio, Sulejmani do të gjejë Elseid Hysajn, i cili do të luajë sezonin e tij të tretë te skuadra kyeqytetase.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark